Misioni dhe Historiku
  Bordi i Qendrës MVPT
    Partnerët
    Ndihmë

 

 
Bëhu donator
 

Kliko këtu për të donuar

 

Member Area:
Username:


Password:

 

.
 


Para 16 viteve, dukuria e tmershme e trafikimit, ose siq e quajmë më thjesht ,,shit-blerja e qenive njerëzore” për ne kosovarët ishte pothuajse e pa njohur. Ne nuk kishim dëgjuar se në shekullin e XX-të egziston skllavëria dhe se vajzat dhe gratë mund të shiten, blihen dhe trajtohen si një produkt.

Në dhjetor të vitit 1999, në Prishtinë policia kishte identifikuar dhe shpëtuar 8 vajza, viktima të trafikimit të cilat ishin trafikuar nga vendet e Evropës Jug-Lindore në Kosovë. Në mungesë të strehimit adekuat, viktimat ishin vendosur në një zyre të PTK-së, e cila ishte improvizuar në shpejtësi për strehim të viktimave. Për këtë arsye u paraqit nevoja që sa më parë të hapet një strehimore, ku këto dhe shumë vajza e gra të tjera që dyshohej se ishin trafikuar në Kosovë të strehohen e pastaj të rriatdhesohen në shtetet e tyre amë. Kështu, në janar të vitit 2000 Organizata Humanitare ACT/UMCOR, Programi për Gratë hapi strehimorën e parë për viktimat e trafikimit në Kosovë.

Filimisht e ndihmuar nga ACT/UMCOR-i e më pas si OJQ e rregjistruar lokale, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të qenieve njerëzore (Qendra MVPT) tashmë një dekatë punon në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke ndihmuar direkt viktimat e trafikimit dhe duke punuar në parandalimin e kësaj dukurie në shoqërinë kosovare.

Përveç Qendrës MVPT, deri tani, me një punë të koordinuar, mjaft shumë organizata në Kosovë ndihmuan në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në periudhën kohore 2000-2007, në Kosovë egzistuan vetëm dy strehimore të tipit të mbyllur për viktimat e trafikimit. Duke u ballafaquar me problemet e mungesës së shërbimeve afatgjate për viktimat, në qershor të vitit 2008, Qendra MVPT, me përkrahjen finaciare të Ambasadës Finlandeze dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale hapi për herë të parë në Kosovë Qendrën ditore të Rehabilitimit dhe filloj implementimin e programit të rehabilitimit dhe riintegrimit afatgjatë për viktimat e trafikimit, duke ofruar shërbime të shumta profesionale që ndihmojnë fuqizimin e viktimave dhe mbi të gjitha këndjelljen e tyre nga traumat e përjetuara.

Sot, Qendra MVPT vazhdon të ndihmon viktimat e trafikimit me një qasje multidiciplinare dhe me një staf të përkushtuar dhe me shumë vite përvojë në këtë fushë.

 
 
 
.
 
Lajmet e Fundit
     
 

MASHT ka vazhduar akreditimin e programit parandalues tė Qendrės MVPT pėr periudhėn Maj 2016 - Prill 2018, pėr ngritjen e kapaciteteve tė mėsimdhėnėsve tė shkollave fillore nė Kosovė nė fushėn e kundėr-trafikimit me njerėz.

Nga Shtatori i vitit 2016, Qendra MVPT implementon fazėn e tretė tė projektit “Ngritja e kapaciteteve tė mėsimdhėnėsve nė Kosovė”, tė mbėshtetur financiarisht nga Ambasada Amerikane nė Kosovė. Projekti tetė (8) mujor implementohet nė kuadėr tė programit parandalues tė Qendrės MVPT, tė akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) nė Kosovė. Projekti ka pėr qėllim tė trajnoj dhe ēertifikoj gjithsej njėqind (100) mėsimdhėnės tė ciklit tė lartė tė dhjetė (10) shkollave fillore nė Gjakovė. Mėsimdhėnėsit do tė trajnohen tė jenė tė vėmendshėm dhe t'iu pėrgjigjen nevojave tė nxėnėsve, sidomos atyre qė janė duke u pėrballur me shkelje tė tė drejtave tė fėmijėve, duke pėrfshirė edhe trafikimin e qenieve njerėzore.

 

 
 
 
     
Zhvillimi dhe dizajnimi i webfaqës është financuar nga Ambasada Finlandeze në Kosovë
© PVPT - 2009. Të gjitha të drejtat e rezervuara